Disiplina, pa mëshirë ndaj futbollit inferior…

Komisioni i Disiplinës, në mbledhjen e tij të radhës ka analizuar dhe ka mbajtur qëndrim të ashpër disiplinor për sjelljet e futbollistëve dhe zyrtarëve në ndeshjet e “play-out” në Kategorinë e Parë dhe Kategorinë e Dytë. Në epiqendër të tyre kanë skuadra e Shënkollit në grupin A.

1. Zyrtari i KSSH Veleçiku, Nuri Rexha, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/2/a të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

2. Lojtari i FK Shënkolli, Ruben Danaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit në mënyrë të përsëritur, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti futbollistik.

3. Zyrtari i FK Shënkolli, Albert Rrusti, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, goditje me grusht, në bazë të Nenit 47/2/b të KDS dënohet 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti futbollistik.

4. Lojtari i FK Shënkolli, Emirjon Mirdita, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

5. FK Shënkolli, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive duke mos garantuar sigurinë e lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 24, 31, 43/c dhe 64/5 të KDS dënohet me zhvillimin e 6 (gjashtë) ndeshjeve në fushë asnjanëse.

6. Zyrtari i KF Sopoti, Sazan Buzra, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes në bazë të nenit 48/2/a të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

7. Lojtari i KF Selenica, Ardi Koçi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

8. Lojtari i KF Selenica, Xhani Goxhaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

9. Lojtari i FK Memaliaj, Iljas Bega, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!