Fenerbahçe tenton finalen, sytë nga Muriqi…

Kupa e Turqisë: Sot në Stamboll në 19:45, Fenerbahçe- Trabzonspor (1-2 e vajtjes).

Edhe në takimin e fundit sulmuesi i momentit në kampionatin turk Vedat Muriqi, ka tundur rrjetën në fitoren 2-1 përballë Kajzerispor.

Sakaq sot mediat pranë ekipit të Stambollit po i bëjnë jehonë takimit që Fenerbahçe do të luajë me Trabazonsporin kryesues të kampionatit për gjysmëfinalen e Kupës së Turqisë. Nëse skuadra e Muriqit ja del, finalja shihet më e lehtë pasi dy gjysmëfinalistet e tjera, kuotohen poshtë…

Ndërkaq, në të vajtjes, Muriqi i dha shpresë të ‘verdhëve’ me atë gol të shënuar në të 82-tën duke fiksuar rezultatin 2-1 për vendasit.

Me nderin tënd, historinë tënde, je Fenerbahçe më e madhe”-shkruan ‘Fenerium’ duke vendosur në ballinë, portretin e futbollistit Vedat Muriqi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!