Boks/ Tajson Furi fton Entoni Xhoshua-n


Bob Arum: “Kjo betejë e madhe mes Furit dhe Xhoshuas do të zhvillohet vitin e ardhshëm. Do të jetë një luftë e jashtëzakonshme. Mund të luhet në Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar apo edhe gjetkë “.

Promovuesi i Tajson Furit, Bob Arum, po përpiqet me çdo kusht të realizojë një ndeshje madhështore mes boksierit të tij dhe Kampionit tjetër britanik Entoni Xhoshua.

Kjo është ndeshja që të gjithë duan të shohin. Meqenëse Tajson Furi mori brezin kampion botëror të WBC nga Dontei Uilder, shumica e specialistëve ëndërrojnë për një sfidë ribashkimi të titujve britanikë të peshave të rënda 100%.

Është e vërtetë që Entoni Xhoshua zotëron pjesën tjetër të brezave të kampionit botëror, të cilat ai i rikuperoi këtë vit ndaj Endi Ruiz Jr. Bisedimet kanë filluar, por kriza e shëndetit ka vonuar logjikisht gjërat …”- tha Arum.

Në fakt Furi, në 2018-tën pati edhe një takim në ring me boksierin shqiptar, Sefer Seferi me të cilin fitoi lehtësisht.

Ndërkaq, Entoni Xhoshua dhjetorin e kaluar,është kthyer përsëri në majën e boksit botëror për peshat e rënda. Britaniku 31-vjeçar ka fituar duelin e ndaj Endi Ruiz i cili i kishte rrëmbyer në mënyrë të pabesueshme katër brezat pak kohë më parë.

Nëse do arrihet kjo përballje titanësh, e gjithë bota sportive, do mund të shihte ndoshta ndeshjen më të fortë të dekadës. Bob Arum po punon për këtë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!