Setien qetëson, Mesi është super

Mesi me probleme fizike, Mesi mund të humbë disa takime. Këto ishin zerat e fundit që lidheshin rreth futbollistit më të mirë në planet ditët e fundit.

Mirpo e vërteta duket tërësisht ndryshe. Dhe kur e thotë trajneri i barcelonës domosdo që duhet besuar.

Mesi është i mirë, ai nuk do ta ketë problem të futet në fushë.

Gjatë intervistës me ‘El Partidazo de Movistar’, Kike Setien u dha zemër tifozëve të Barcelonës, të cilët u shfaqen të shqetësuar për gjendjen fizike të kampionit të tyre.

Është një tjetër lojtar i cili ka mbetur pushim për shkak të një kontraktimi të vogël, por Mesi është në gjendje të shkëlqyeshme.

Preferoj ta kem gjithmonë në fushë, edhe nëse do të ketë shumë ndeshje brenda disa ditësh ”-ka deklaruar Setien.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!