Vinicius projektohet në Liverpul

Sipas ‘Okdiario’, Liverpul në Premier League, ka piketuar dhe më pas kontaktuar brazilianin e Real Madrid, Vinicius Xhunior.

Gjermani i ‘Reds’ Jurgen Klop, e sheh sulmuesin 19-vjeçar një lojtar poliovalent për vijën e parë të sulmit te Liverpul.

Nga ana tjetër vetë Vinicius, e pëlqen punën e Klop aq sa në mjedise sportive është shprehur me superlativa për teknikun e skuadrës angleze.

Por veç Liverpulit, edhe PSG, thuhet se ka kontaktuar me përfaqësuesit e lojtarit me mundësi marrëveshjeje.

Braziliani pati hapësira te Reali këtë sezon pasi Hazard dhe Asensio vuajtën dëmtimet. Sidoqoftë një sulmues i shpejtë dhe në moshë aq të re duket se do të jetë në epiqendër të kërkesës së dy klubëve Liverpul dhe PSG

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!