Ramos ‘mbret’ deri pas Kupës së Botës…

Real Madrid është i gatshëm të zgjasë kontratën edhe për një vit me kapitenin Serxhio Ramos. Sipas AS, drejtuesit ‘mbretërorë’ me Florentino Perez në krye, do të vendosin edhe një vit ofertë për mbrojtësin më të mirë në glob. 2022-shi, si afati i ri, viti i Kupës së Botës.

Ideja e Ramos përpara se të largohet nga Reali, është të kalojë rekordin e Raul me 741 ndeshje. Në fakt mbrojtësi është akoma larg pasi deri tani numëron 640 prezenca.

Gjithësesi, në kokën e lojtarit 34 vjeçar, nuk do të ketë tërheqje nga futbolli i luajtur, edhe pas Botërorit të Katarit. Në të ardhmen, ish-lojtarit i Seviljes, mund të shkojë në një aventurë te miku i tij Dejvid Bekam në MLS.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!