Tirana, “manita” në Gjirokastër për titullin…

Mbyllet java e 28-të e Kampionatit të 81-të të Superiores. Golat e shumtë ishin dukuria kryesore e këtyre takimeve. Plot 18 të tillë, me mesataren e lartë 3.6 gola për ndeshje. Ndërkohë surprizat munguan. Pavarësisht nga episodet, gjithçka shkoi ashtu siç ishte menduar paraprakisht.

Tirana, shënoi 5 herë, duke shpërdoruar edhe dy penallti me Ngonë dhe Halilin. Gjithsesi, për bardheblutë ka nisur ka nisur numërimi mbrapsht në rrugëtimin e tyre drejt titullit kampion.

Kukësi mposhti pa shumë diskutime Partizanin dhe vazhdon të ëndërrojë titullin, edhe pse 9 pikë larg bardhebluve. Të kuqtë e kryeqytetit, një problematikë më vete, stoli i trajnerit Sormani lëkundet prej kohësh.

Kurbinasit bardhezinj të Laçit shpartallojnë shkodranët e Vllaznisë me mjaft probleme, duke ruajtur pozitat e tyre në renditje, që përkthehet një biletë europiane. Intersant fakti që Nuabueze edhe pse në stol, ndëshkohet me karton të verdhë…

Ballshiotët, më së fundit fitojnë “in extremis”, ndërkohë që Skënderbeu bën “detyrën” ndaj skuadrës vlonjate. Pas kësaj ndeshjeje, kuqezinjtë e Flamurtarit edhe matematikisht zbresin në Kategorinë e Parë, gjë që ishte e paralajmëruar prej kohësh…

Ja dhe përfundimet e javës së 28-të:

Luftëtari-Tirana 0-5 (Vangjeli 3’, Kobina 19’, Hasani 43’, Batha 65’ (p), Dunga 78’)

Laçi-Vllaznia 5-2 (Marku 17’, Deliu 34’, Ignjatoviç 78’, Prenga 84’, Rrapo  93’ / Zogaj 50’, G.Lika 84’)

Bylis-Teuta 1-0 (Goxhaj 90’)

Partizani-Kukësi 1-3 (Solomon 72’/Abazaj 45’, Doldor 52’ (a), Ethemi 62’)

Flamurtari-Skënderbeu 0-1 (Gripshi 58’)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!