Risia/ Kategoria Superiore e gjitha në 17:00

Absolutisht risi. Të gjitha takimet e javës së 28-të kategorisë Superiore , në këtë fazë të garës, do të luajnë në të njëtën ditë e orar. Si të ishte java e fundit sezonale.

Një kalkulim përfekt sa i takon klubëve për të pasur kohë të barabarta pushimi e përgatitjeje për sfidat e ardhëshme.

Në 17:00, çiftet Luftëtari- Tirana, Partizani- Kukësi, Laçi- Vllaznia, Bylis- Teuta dhe Flamurtari- Skënderbeu, do të nisin zyrtarisht takimet e fundit mes tyre e cila përkon me fazën e katërt.

Tirana kryesuese dhe Skëndërbeu i vendit të tretë, pritet të jenë më të favorizuar nga kalendari pasi në trasfertat e tyre do të gjejnë luftëtarin dhe Flamurtarin tashmë dhe me vështrimin matemaikor drejt Kategorisë së Parë.

Ndërkaq tri sifidat e tjera, prite të jenë të ndezura. Partizani- Kukësi përpos rëndësisë së pikëve për dy klubet, merr konatacion edhe në stolat respektivë. Një humbje e të kuqëve paraprakisht ‘thyen’ kontratën e Sormanit. Por dhe Shehi në rast dështimi, nuk do ti ketë mirë punët me verilindorët.

Bylis e ka provë ‘zjarri’. Rreth skuadrës që befasoi Superioren deri në fund të vitit kalendarik 2019, befas i janë mbledhur në derë, disa përshtjellime. Për më teper që skuadra ka rrëshqitur dukshëm në tabelë.

Laçi i privuar nga mungesat e shumëta, do fitoren në ndeshjen me Vllazninë për të qëndruar në zonën ‘euro’. Edhe pse shkodranët kanë zhvillime në organizim. Largimi i trajnerit Mirsad Jonuz, i jep mundësinë debutimit në pankinë Safet Osjes.

Risi absolute edhe për shkodranin 44 vjeçar pasi pikërisht në Laç, me bardhezinjtë, nisi të luajë si profesionist për herë të parë.

Java e 28-të Ora 17:00

Luftëtari- Tirana

Partizani- Kukësi

Laçi- Vllaznia

Bylis- Teuta

Flamurtari- Skënderbeu,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!