Drama: Flamurtari e Luftëtari në Kategori të Parë

Flamurtari i Vlorës dhe Luftëtari i Gjirokastrës rrëzohen matematikisht në Kategori të Parë. Në Vlorë, Skënderbeu fitoi me rezultatin 0-1 me golin e Gripshit. Një humbje që i kushton vlonjatëve, kategorinë. Skuadrës që ka bërë histori në epoka të ndryshme ndërsa pas 14 edicionëve bie një ligë më poshtë.

Luftëtari është skuadra tjetër që bie dhe matematikisht nga Superiorja teksa u mund 0:5 nga Tirana. Luftëtari ka 14 pikë, ndërsa Vllaznia e Flamurtari janë 24 pikë para, prandaj dhe rënia e gjirokastritëve është e sigurtë.

Ekipi bluzi bie në Kategorinë e Parë pas 4 sezonesh. Edhe bluzinjtë dy sezone më parë shkuan për herë të parë në Europë por sot shkëlqimi i tyre venitet keq, e pret Kategoria e Parë. .

Ndërkaq, në Vlorë por dhe në Gjirokastër vështirë të thuhet se kthimi do të jetë i shpejtë sikundër në rastet Tirana, Vllaznia. Në qytetet e jugut, klubet me hitori, duken të përfshirë në krizë institucionale…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!