“Gabojnë” Ballkani e Gjilani, përfiton Drita

Kreu i renditjes në Superligën Ipko nuk ndryshoi pas ndeshjeve të sotme. Ballkani “gaboi” në ndeshjen shtëpiake, duke e mbyllur takimin 0-0 me Drenicën, ndërkohë që edhe Gjilani nuk shkoi më tepër barazimi 1-1 me Trepçën ’89.

Pas këtyre rezultateve, renditjen në Kosovë e kryeson Drita me 46 pikë, e ndjekur nga Ballkani me një pikë më pak dhe Gjilani me 42 pikët e grumbulluara.

Java e 23-të e kampionatit të Superligës Ipko, do të mbylltet me ndeshjen e fundit ndërmjet Prishtinës dhe Ferizajt, që nuk ndryshon kreun e tabelës së renditjes.

Ballkani-Drenica 0-0
Gjilani-Trepça ’89 1-1
(Hajdari 40′ (p) / Manaj 53′)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!