Prishtina e Dallkut 8 gola Ferizajt…

Ipko java e 23: Prishtina-Ferizaj 8-1

Pas një ndalesës prej më shumë se dy muajve prej Koronavirusit ndërkombëtar, Prishtina e Dallkut, rikthehet frikshëm duke shpartalluar Ferizajn e zonës së fundit

Skuadra bardhekaltër, pasditën e sotme me Ferizajn në stadiumin “Fadil Vokrri”, në ndeshjen e javës së 23-të Ipkos-s fitoi me rezultat të pazakontë 8-1.

Pas ndeshjes në “Fadil Vokrri”, ish- futbollisti kuqezi në rolin e trajnerit te Prishtina Armend Dallku është shprehur i lumtur me fitoren e skuadrës së tij.

Ky rezultat i ka munguar Prishtinës, por më gëzon fakti që shënuam, pra më gëzon realizimi i golave, por edhe shpërndarja e golave në gjithë repartin ofanziv”, tha ndër të tjera tekniku që e ka zgjuar skuadrën e Prishtinës që kur mori timonin e saj.

Pas javës së 23-të, Drita kryeson me 46 pikë e ndjekur nga Ballkani me 45 dhe Prishtina me 44.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!