Drita merr kreun, Feronikeli ngjit shkallë

Fiton Drita e Gjilanit në sfidën me Flamurtarin e Prishtinës 1-0 dhe bashkë me të merr edhe kreun provizor të Ipko-s në Superligën e Kosovës.

Goli i të zakonshmit Astrit Fazliu në të 28-tën e fraksionit të parë, ka mjaftuar që skuadra e Nuhiut të marrë tri pikë të vyera.

Në ndeshjen tjetër Feronikeli i Tovërlanit, fiton 3-1 me Vushtrrinë në Drenas duke u ngjitur ndjeshëm në tabelë.

Nesër tri sfidat e tjera të javës. Prishtina-Ferizaj, Ballkani-Drenica dhe Gjilani-Trepçia’89. Dje Llapi mundi Dukagjinin 4-1.

Drita -Flamurtari (Kos) 1-0

Feronikeli-Vushtrria 3-1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!