Flet lideri i bardhebluve, Batha: ‘Qëndroj te Tirana’

Padiskutim pika kryesore e kësaj Tirane që shkon e sigurtë drejt titullit kampion në Superiore. Idriz Batha, futbollisti i ardhur nga Partizani për të bardheblutë në një intervistë për “Top Channel” , ndalet te momentet që po kalon Tirana, kontributin vetjak, ndjesitë dhe dedikimet paraprake. I vjen keq për Luftëtarin…

Luftëtari ra nga Kategoria...

“Nuk më vjen mirë që Gjirokastra ndodhet në këto pozita që është. E ndjek këtë ekip dhe e dua shumë si qytet Gjirokastrën, por nuk është se kam ndonjë ndjesi të veçantë të them të drejtën, pasi në fund të fundit jemi profesionistë dhe dikush duhet ta bëjë këtë punë. Nuk janë këto dy ndeshje që tregojnë formën e Tiranës. Janë pothuajse një kampionat i gjithi që Tirana tregon se është më lart se të tjerët.”

Tifoz?

Më pëlqen të luaj futboll në radhë të parë pastaj ekipi si të thuash sa më i mirë të jetë aq më mirë për mua. Po pasioni për ngjyrat mendoj se ka qenë kur isha më i ri dhe më i vogël ndërsa tani është pasioni më tepër për të mbajtur familjen time dhe për t’u kënaqur vetë. Tani nuk i shikoj më ngjyrat të jem i sinqertë.”

Goli më i bukur i Bathës? 

“Janë dy faktikisht, goli i parë që shënova në stadiumin e ri në në derbi kundër Partizanit me kokë sepse ishte ndeshja e parë e dy ekipeve shqiptare që luanin në “Air Albania”, ishte një emocion i veçantë, por sigurisht edhe goli me faull kundër Kukësit, që mendoj se ka bërë kthesën e ekipit që është deri këtu tani.”

E ardhmja?

Sigurisht është dëshira për të vazhduar, vetëm po erdhi ndonjë ofertë nga ndonjë ekip jashtë Shqipërisë që mund të jetë ndonjë opsion më i mirë se Tirana, por që dëshira për të vazhduar është.

Dedikimi?

Këtë sezon ia dedikoj të gjithë suksesin gocës sime, ajo ka qenë motivimi im kryesor dhe para çdo ndeshje mendoj atë dhe futem në fushë.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!