Sormani në një ‘vrimë’, luajmë mirë

Adolfo Sormani analizoi paraqitjen e skuadrës së tij në një intervistë për Supersport, duke përsëritur edhe një herë admirimin e tij për lojën e skuadrës, pavarësisht rezultateve. Në fakt Partizani me teknikun e ‘fundit’ italian, e ka zbehur tërësisht fizionominë e një skuadre që vjen pas titullit kampion. Takimi i nesërm me Kukësin vendimtar…

Ku shkon skuadra?

“Na kanë munguar rezultatet, kjo më duket e qartë, por nuk na ka munguar loja, megjithatë nuk mjafton, duhet bërë më shumë. Mendojmë që puna shpërblehet dhe kjo skuadër stërvitet me shumë dëshirë dhe lufton fort. Nuk kemi treguar asnjë mangësi as në aspektin fizik, as në pjesën teknike. Në ndeshjen e fundit patëm raste, krijuam shumë dhe jam i bindur që ky ekip është i aftë të shprehet shumë mirë në fushë. Nuk i kemi vuajtur kundërshtarët, kemi një problem që është psikologjik, në atë aspekt nuk kemi ekuilibra.”

Kritika?

Kur je trajner, je në qendër të kritikave. Kur nuk fiton, do të kritkohesh, kjo është puna ime. Nuk dua të humbas kohë, kur më pyesin për futboll jam i gatshëm të përgjigjem pa kërkuar justifikime. Përgjigjem ashtu si unë e lexoj lojën dhe jo sepse ndihem i ofenduar nga kritikat.”

E ardhmja në pikëpyetje?

E përsëris, kjo është pjesë e punës. Sigurisht që mund të jetë në dyshim e ardhmja, por, e ritheksoj, është pjesë e punës, kur dikush vendos të bëhet trajner, atëherë e kupton dhe këtë aspekt të punës.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!