Superliga IPKO, Llapi e nis me “poker”…

Futbolli elitar, kampionati Superliga IPKO në Kosovë, pas pezullimit për shkak të pandemisë së koronavirusit ka rinisur sot me ndeshjet e javës së 23-të.

Takimi i pare ka qenë ai i luajtur në Podujevë, midis skuadrës së Llapit dhe asaj të Dukagjinit, ku futbollistët vendës kanë shënuar “poker” golash, duke fituar me rezultatin 4-1.

Për llapjanët, autorë të golave ishin Prençi, Selmani, Shabani dhe Veliu, që shënuan nga dy në çdo pjesë të lojës, ndërkohë që golin e vetëm për Dukagjinin e realizoi Mulaj.

Pas kësaj fitoreje, Llapi me 37 pikët e grumbulluara ngjitet në vendin e pestë në renditje.

Në kuadrin e javës së 23-të në kampionatin kosovar, nesër, pra të shtunën do të luajnë: Drita-Flamurtari, Feronikeli-Vushtrria, ndërsa të dielën: Ballkani-Drenica, Gjilani-Trepça ’89, Prishtina-Ferizaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!