Ekipi në karantinë, 25 vetë me Covid-19…

Ja që ndodhi edhe kjo. Në Ukrainë, një ekip futbolli, është futur i gjithi në karantinë për “të paktën 14 ditë”, nga që 25 persona, futbollistë apo staf teknik, pas një testimi të klubit kanë rezultuar të infektuar me koronavirus.

Stërvitjet e skuadrës ukrainase Karpatia Lviv menjëherë janë pezulluar. Gjithashtu edhe dy ndeshjet e ardhshme të saj, janë anuluar për t’u zhvilluar në një kohë të pa përcaktuar.  

Drejtues të ekipit të Karpatit tregojnë, se 65 persona ishin testuar për koronavirus dhe u kërkoi klubeve të tjera ukrainase që ta bëjnë të njëjtën gjë me “përgjegjësinë më të madhe”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!