Qeveria “takon” kapitenët e La Liga-s…

Qeveria spanjole, dje ka “takuar” katër protagonistë të La Liga-s, në funksion të rifillimit të kampionatit në vendin iberik.

Ministri i Shëndetësisë, Savador Illa, koordinoi një video-konferencë, në të cilën u thirrën kapitenët e Real Madridit, Barcelonës, ​​Atletiko Madridit dhe Real Sociedadit: Karvajal dhe Zherard Pike, që zëvendësuan Sergio Ramos dhe Lionel Mesin, si dhe Koke dhe Ilaramendi.

Gjatë takimit, shkruan “As”, ministri Illa u interesua për formën e lojtarëve dhe i siguroi ata, që protokolli mjekësor i aprovuar nga ministria e tij, është “më i përparuari në Europë”, ndaj nëse ai zbatohet me përpikmëri nga futbollistët, rreziku për t’u infektuar do të jetë zero.

Lojtarët në këtë video-konferencë, i deklaruan ministrit se ata do të donin të kishin “pak më shumë kohë” para se të ktheheshin në fushat e futbollit për të garuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!