Te Bylis rast me COVID-19…

Kampionati nis nesër me risi të shumta protokollare, por veç lajmit të mirë për rifillimin e 10 javëve të mbetura, vjen dhe me një lajm të bujshëm aspak i mirë.

Raportohet, se një futbollist i Bylisit, gjatë analizave për koronavirus ka rezultuar pozitiv. Rasti në fjalë bëhet me dije nga Qendra Shëndetësore në Fier, por pa zbuluar emrin e lojtarit.

Nëse klubi, apo instancat do ta zyrtarizojnë në vijim rastin me COVID-19, ky do të ishte precedenti i parë i një futbollisti nga Kategoria Superiore që preket nga infeksioni.

Ndërkaq, më parë ka pasur indicie edhe për lojtarë nga kampi i Vllaznisë . Në këto kushte, protokolli izolon rastin, ndërsa mban në vemendje gjithë kontaktet…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!