F1 zyrtarizon 8 garat e para të Botërorit 2020

Duket se edhe garat në Formula 1 kanë dalë nga “karantina”. Makinat janë “ndezur” dhe janë në “pit-stop”. Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA) më së fundi, ka mundur të përcaktojë fillimin e garave për Botërorin 2020, por jo fundin e tij.

Edhe pse kanë humbur 10 gara për shkak të pandemisë së koronavirusit, drejtuesit e FIA-s janë duke punuar për të realizuar 15 deri më 18 konkurrime Grand Prix për këtë sezon. Kalendari sa vjen dhe plotësohet…

Gjithsesi, ai përcakton fundjavën e 4-5 korrikut, si startin e sezonit të Botërorit në Formula 1. Në shtëpinë e Red Bullit, në cirkuitin e Spilbergut, do të zhvillohen gara e parë për Grand Prix në sezonin 2020.

Sakaq, Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit ka arritur aktualisht në konfirmojë zyrtarisht 8 gara Grand Prix në Formula 1, që të gjitha në Europë, ndërkohë që po synohen edhe cirkuitet në kontinentët e tjerë.

Garat e planifikuara do të zhvillohen me dyer të mbyllura për tifozët, ndërkohë që edhe stafet teknike të skuderive nuk do ta kalojnë numrin e 80 personazhe, që do t’i nënshtrohen një protokolli të rreptë mjekësor.

Ja kalendari dhe pistat zyrtare të 8 garave të para për Grand Prix në Formula 1:  

04-05 korrik: Red Bull Ring (Austri)
11-12 korrik: Red Bull Ring (Austri)
18-19 korrik: Hungaroring (Hungari)
01-02 gusht: Silverstone (Britani e Madhe)
08-09 gusht: Silverstone (Britani e Madhe)
15-16 gusht: Barcelona (Spanjë)
29-30 gusht: Spa (Belgjikë)
05-06 shtator: Monza (Itali) 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!