F1, “dritë jeshile” për GP të Silverstonit…

Burimet angleze sigurojnë se nuk do të kërkesë për karantinim për sportet elitare. Për pasojë mendohet se garat e planifikuara për Grand Prix në Formula 1 në pistën e Silverstonit mund të zhvillohen…

Lajme të mira vinë nga Anglia. BBC raporton, se njerëzit që shkelin ishullin për ngjarje sportive elitare, si Formula 1 apo edhe Champions League, nuk do të jenë të detyruar për t’u karantinuar 14 ditë, vendim i parashikuar për udhëtarët e tjerë të huaj që hynë në Britaninë e Madhe.

Kësisoj Grand Prix i Silverstonit, i planifikuar për 2-9 gusht, mund të zhvillohet, natyrisht me dyer të mbyllura dhe me një staf të kufizuar prej 80 vetësh, të detyruar që të zbatojnë protokollin mjekësor të miratuar më pare.

Një zëdhënës i F1 ka komentuart: “Ne i mirëpresim përpjekjet e qeverisë për të siguruar që sporti elitar të mund të vazhdojë. Ne do të ruajmë një dialog të ngushtë me ta në javët e ardhshme dhe jemi duke u përgatitur për ta filluar sezonin në javën e parë të korrikut”.

Gjithsesi, edhe pse në pritje të verdiktit nga qeveria britanike, Formula 1 i ka ndezur makinat e saj. Pasi janë anuluar 10 garat e para të botërorit të këtij sezoni, më 5 dhe 12 korrik do të zhvillohen dy GP e para në Austri në pistën e Red Bullit, për të vijuar më 19 korrik, me çmimin në pistën e Budapestit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!