Edicioni i ri në Spanjë në 12 shtator

Në kampionatin më cilësor në glob, të gjithë janë të destinuar të shkojnë përpara. Me dy super klube si Real Madrid dhe Barcelona, të ardhurat financiare edhe pse kohë pandemie, janë të garantuara.

Kështu, La Liga Santander pas përcaktimit të datës për rikuperimin e sezonit aktual 2019-2020 (11 qershor), hedh dritë mbi edicionin e radhës.

Është vetë presidenti i La Liga-s Havier Tebas teksa e shikon sezonin e ardhshëm në një datë të shpejtë.

Intervistuar nga Marca, presidenti i LaLiga tha se, me përjashtim të ndonjë zhvillimi negativ që lidhen me urgjencën e Koronavirus, “sezoni 2020-2021 në Spanjë do të fillojë zyrtarisht në 12 shtator”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!