Zbardhet kalendari i ri i MotoGP, nis nga Spanja…

MotoGP po përgatitet të rindezë motorët.Së fundi, kalendari i ri i vitit 2020 pas ndalesës së pandemisë, është përcaktuar zyrtarisht. Sezoni Moto GP do të fillojë në Herez të Spanjës me një datë të dyfishtë më 19 dhe 26 korrik.

Pas anulimit të GP italiane të Muxhelos, dy GP u shtuan për tu zhvilluar në Rimini te pista ‘Misano Adriatico’ në 13 dhe 20 Shtator.

Përveç Grand Prix tradicionale të San Marinos dhe Rivieras e Riminit, të konfirmuar edhe këtë vit, do të mbahet gjithashtu Grand Prix e Emilia-Romagna dhe e Rivierës.

Më 9 gusht do të jetë radha e Çekisë (Brno), përparase pilotët të garojnë në Spielberg të Austrisë në 16 gusht. Vetëm dy javë pushim dhe ecuria sipas kalendarit të ri.

Ndërkaq 31 korriku do të jetë kufiri i fundit për të zbuluar nëse do të jetë e mundur të kryhen gara zyrtare në pistat e Amerikës, Argjentinës, Tajlandës dhe Malajzisë.

Kalendari ri i plotë i 17 garave në MotoGP:

GP SPAGNA – JEREZ (19 korrik)

GP ANDALUSIA – JEREZ (26 korrik)

GP REPUBBLICA CECA – BRNO (9 gusht)

GP AUSTRIA – SPIELBERG (16 gusht)

GP STIRIA – SPIELBERG (23 gusht)

GP SAN MARINO E RIVIERA DI RIMINI – MISANO (13 shtator)

GP EMILIA-ROMAGNA E DELLA RIVIERA DI RIMINI – MISANO (20 shtator)

GP CATALUNYA – BARCELLONA (27 shtator)

GP FRANCIA – LE MANS (11 tetor)

GP ARAGON – ARAGON (18 tetor)

GP TERUEL – ARAGON 2 (25 tetor)

GP D’EUROPA – VALENCIA (8 nëntor)

GP COMUNITA’ VALENCIANA – VALENCIA (15 nëntor)

GP DELLE AMERICHE – AUSTIN 

GP ARGENTINA – TERMAS DE RIO HONDO 

GP THAILANDIA – CHANG 

GP MALESIA – SEPANG 

Shënim: 4 garat e fundit, për t’u përcaktuar deri në 31 korrik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!