E rrallë/ Presidentët e klubeve të Premier League jashtë liste…

Presidentët dhe drejtorët e Premier League mund të lihen në mënyrë sensacionale jashtë stadiumeve. Liga më e lartë angleze është gati të fillojë në 17 qershor dhe kjo do të shoqërohet me takime me dyer të mbyllura.

Por sipas raportimeve nga ‘Daily Star’, presidentët nuk konsiderohen pjesë thelbësore në takimet live. Ata mund të përjashtohen deri në fund të edicionit.

Një çudi e vërtetë, që vjen nga Anglia për ata që me vite apo dekada, investojnë burime të mëdha ekonomike në sport.

Sidoqoftë, vendimi përfundimtar do të varet nga ata që janë në krye të Premier League pas konsultimit me policinë. Aktualisht, numri maksimal i njerëzve të lejuar në stadium është vlerësuar në 300.

Edhe në Gjermani, disa menaxherëve iu mohua qasja si rezultat i rregullave të rrepta që përcaktonin numrin e njerëzve që morën pjesë në një takim në 240.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!