Championship, 10 raste me COVID

sportiim2

Championship, 10 raste me COVID-19

Nëse nga Premier League lajmet janë të mira duke njoftuar se asnjë lojtar apo pjesë stafi nuk janë të infektuar me Covid-19,situata nuk qëndron e njëjtë në nivelin e Championship.

Sipas raportimeve të fundit nga kjo ligë, në teste janë nënshtruar 1058 persona, teksa 10 prej tyre kanë rezultuar pozitiv.

Kjo situatë vendos sërish në alarm qeverinë dhe Federatën e Futbollit në Angli. Edhe pse futbollistët dhe të prekurit pjesëtarë klubëve do izolohen në banesat e tyre, zhvillimet e fundit me virusin në ishull, mund të evidentojnë masa të reja.

?>