Honved fiton Kupën, festa kalon ‘kufinjtë’

Honved Budapest e kthen në festë marramendëse fitimin e trofeut të 8-të të Kupës së Hungarisë.

Honved mundi në Budapest dje Mezokoveszd 2-1 në një finale, e cila u ndjek thuajse nga 10 mijë tifozë. Paradoksi në kohë pandemie mbetet jo vetëm te prania apo numri i tifozëve, por dhe festa e skuadrës fituese me beniaminët e saj të Honved.

Masat e distancimit fizik nuk janë respektuar aspak, duke e bërë protokollin e finales ‘nul’. Festa ka kaluar çdo parashikim të mundur.

Sakaq, me skuadrën fituese aktivizohet edhe mbrojësi i majtë i Kombëtares kuqezi Naser Aliji. (Video)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!