Paderborn i pashpresë, Gladbah zhyt Union Berlin

Bundesliga: Paderborn- Dortmund 1-6, M’Gladbah- Union Berlin 4-1

Dortmund ‘shkrin’ Paderbornin e vendit të fundit në Bundesligë.

Verdhezinjtë shënuan 6 gola në portën kundërshtare duke pësuar 1 duke mbajtur 7 pikë diferencën me bavarezët kryesues të Bajernit. Në radhët e Paderbornit për arsye kartonësh nuk ishte mesfushori i përfaqësueses shqiptare, Klaus Gjasula.

Të gjithë golat e Dortmundit u shënuan në pjesën e dytë, me Paderbornin që u shpërfytyrua frikshëm në këtë fraksion.

Ndërkaq në ndeshjen tjetër mes M’Gladbah dhe Union Berlin shifrat ishin totalisht në favor të skuadrës vendase. Edhe takimi i parë i ditës së sotme foli me shifra të thellë 4-1 për vendasit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!