“Drejtësi për George Floyd”, futbollistët nën akuzë…

Katër futbollistë në Bundesligë, përfshihen nga hetimi. Ndërkaq, FIFA u bëri thirrje organizatorëve për “sens të mirë” kur të vendosin për ndëshkime për lojtarët në protestën kundër vdekjes së Xhorxh Floid.

Federata e Futbollit e Gjermanisë ka bërë të ditur se ka nisur hetimet për futbollistët e Bundesligës lidhur për protestat e tyre kundër racizmit me festimet në fushë ardhur nga vdekja makabre e Xhorxh Floid në 25 maj në SHBA.

Dy lojtarë të Borusia Dortmundit, Xhadon Sanço dhe Acraf Hakimi, si dhe mesfushori amerikan i Shalkes, McKin, kërkuan drejtësi për Xhorxh Floid, i cili vdiq javën e kaluar pasi një polic i bardhë në Minneapolis i vendosi gjurin në qafë për 7 minuta derisa 46 vjeçari me ngjyrë, humbi jetën.

Edhe Markus Turam i Borusia M’gladbahut u ul në një gjunjë në shënjë proteste pasi shënoi golin javën e fundit në Bundesligë.

Futbollistët në fjalë, janë duke u hetuar nga Trupi Kontrollues i Federatës së Futbollit të Gjermanisë. Janë rregullat e Bordit Ndërkombëtar të Shoqatave të Futbollit teksa e kanë të sanksionuar në status diçka të tillë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!