Marshim bavarez, Duseldorfi merr 5

Bundesliga,Java e 29: Bajern Mynih-F. Duseldorf 5-0

Bajerni i Mynihut edhe pse ‘vrau’ kampionatin tri ditë më parë (java e 28) teksa mundi në trasfertë Dormundin e vendit të dytë, nuk di të ndalet.

Në ‘Allianz Arena’ të boshatisur, skuadra e Flik shpartalloi 5-0 Duseldrofin e vendit të tretë nga fundi. Fillimisht shënoi autogol Jorgensen dhe më pas mbrojtësi francez i bavarazëve Pavard teksa pati meritë edhe te goli i parë.

Në fund të pjesës së parë bavarezët gjejnë edhe të tretin me Levandovskin pas një prekje ‘alla Mançini’.

Në të dytën pati minuta edhe për Valon Berishën por skuadra e tij Fortuna Duseldorf kishte pësuar ndërkohë edhe dy gola të tjerë me Levandovskin dhe me kanadezin Alfonso Davies.

Pesë javë nga fundi, Bajerni shkëputet 10 pikë nga Dortmundi (një ndeshje me pak), ndërsa Duseldorf, mbetet në zonën e ‘kuqe’ me një pikë më shumë se Verderi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!