Takim informues me delegatët, FSHF: Tregoni kujdes…

Hapi i radhës nga FSHF lidhet me udhëzimet e reja të delegatëve të ndeshjeve për të zbatuar me përpikmëri.

FSHF:

“Sektori i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit zhvilloi ditën e sotme një seminar informues me delegatët e ndeshjeve, ku është folur për protokollin mjekësor që ka përgatitur FSHF për zhvillimin e ndeshjeve pas përhapjes së Covid-19.

Te pranishëm në këtë mbledhje ishin Sekretari i Përgjithshëm, Ilir Shulku, dhe shefi i Sektorit të Garave, Lysien Nurishmi. Sekretari i Përgjithshëm, Ilir Shulku, në fjalën e tij informoi delegatët mbi takimet e zhvilluara me të gjithë drejtuesit e klubeve dhe detyrat që ata kanë për zbatimin e protokollit mjekësor që është përgatitur nga FSHF e është miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Shulku kërkoi nga zyrtarët e ndeshjeve që të tregojnë kujdes maksimal dhe theksoi se toleranca është zero në lidhje me zbatimin e protokollit mjekësor.

Drejtuesi i garave në FSHF, Lysien Nurishmi, bëri një prezantim të detajuar të detyrave dhe përgjegjësive që lindin për delegatët në organizimin e një ndeshjeve në kohë pandemie. Zbatimi dhe kushtet e protokollit mjekësor janë të njëjta për të gjithë, nga futbolli fëmijëve deri te Kategoria Superiore.”- shkruan FSHF në zyrtare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!