Përveç Ipkos, Kosova mbyll futbollin…

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së, nën drejtimin e presidentit Agim Ademi, sot ka diskutuar për gjendjen dhe rrethanat në futbollin e Kosovës, Ai pasi analizoi përgatitjet për rifillimin e Ipko Superligës, mori edhe disa vendime të rëndësishme për sezonin e ardhshëm.

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së, duke marrë për bazë gjendjen e krijuar nga Covid-19 dhe me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të popullsisë, vendosi që me përjashtim të Ipko Superligës, kampionatet e tjerë nuk do të rinisin, duke i konsideruar të vlefshme renditjet para fillimit të pandemisë.

Kështu, nga Ipko Superliga largohen 4 skuadra që do të renditen të fundit, ndërkohë që në futbollin elitar të Kosovës sezonin e ardhshëm do të ngjiten dy skuadra: Besa dhe Arbëria, që renditen të parat në Ligèn e parë.

Sezonin e ardhshëm kjo kategori do të bëhet me 20 skuadra pjesëmarrëse, çka do të thotë që askush nuk do të zbresë nga Liga e parë, duke iu shtuar skuadrat Kika dhe A&N, që vijnë nga Liga e dytë. 

Sezonin e ardhshëm, nga kjo ligë inferiore, nuk zbret askush, por asaj i shtohen Dushkaja nga rajoni i Pejës dhe Vjosa e Shtimes nga rajoni i Prishtinës

Gjithashtu, KE i FFK-së vendosi pezullimin e rifillimit të kampionateve të futbollit të femrave si dhe atij të moshave, struktura e të cilëve sezonin e ardhshëm nuk do të ndryshojë.

Midis Mitrovicës dhe Feronikelit në futbollin për femra, do të zhvillohet vetëm një ndeshje, për të përcaktuar kampionen e Kosovës, pasi të dy këto skuadra janë me pikë të barabarta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!