Levante si Reali, spostimi në ‘La Nucia’

Skuadra e shqiptaro-maqedonasit Enis Bardhi, Levante, në pritje të rifillimit të La Liga-s, pritet të migrojë sikurse Real Madrid.

Klubi nga Valencia, ka në proces rehabilitimi stadiumin dhe pak ditë më parë ka kërkuar leje nga La Liga Santander për tu spostuar nga shtëpia e tij.

Sot Levante, ka konfirmuar se ka marrë autorizim nga LaLiga për të luajtur gjashtë ndeshjet që ka në shtëpi në stadiumin olimpik C Camilo Cano ’ në La Nucía (Alicante).

Tapeti në ‘La Nucía’ është me bar natyral, me dimensione 105 x 68 metra dhe është e pajisur me një pistë vrapimi. U përurua në Gusht 2019.

Ekipi i Bardhit, për momentin mbetet jashtë zonës së rrezikut pasi diferenca në pikë me vendin që të zbret në ‘Secunda’, figuron 8 pikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!