Atletiko humbje tjetër, dëmtohet dhe Korreja

Pas portugezit të talentuar Zhoao Feliks, “ishte radha” e sulmuesit Angel Korreja për t’u dëmtuar. Atletiko Madridi i Diego Simeone, edhe pse ende nuk ka rifilluar La Lega, ka nisur të humbasë futbollistë.

Shkaku i dëmtimeve, humbja e aftësive të futbollistëve fizike, gjatë periudhës së karantinimit. Diagnostifikimi mjekësor i argjentinasit 25-vjeçar ka konstatuar një dëmtim të muskujve në këmbën e tij të majtë.

Sipas të gjitha prashikimeve, trajneri Simeone nuk duhet ta llogarisë në planet e tij sulmuesin argjentinas  Angel Korreja, për ndeshjen e javës së 28-të në transfertë, ndaj Athletik Bilbaos në stadiumin “San Mames”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!