Barcelona, kampione e Spanjës për femra!

Federata Spanjole e Futbollit ka vendosur të pezullojë zyrtarisht kampionatin e futbollit për femra. Titulli i kampionit iu dha skuadrës së Barcelonës, e cila kryesonte tabelën e renditjes deri në pezullimin e aktiviteteve sportive në Spanjë.

Vajzat “blaugrana” do të konkurrojnë për ndeshjet e ardhshme në Champions League, së bashku me skuadrën e Atletiko Madridit, që u rendit e dyta në kampionat, me 9 pikë më pak se rivalet e tyre katalanase.

Eibar dhe Santa Tereza janë ngjitur në La Ligan spanjole të femrave, duke bërë kështu që numrin e skuadrave që do të marrin pjesë në kampionatin e ardhshëm të shkojë në 18.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!