Feliks si Ibra, dëmtohet në stërvitje…

Zhoao Feliks dëmtohet në stërvitje te Atletiko e Madridit. Ylli portugez erdhi nga Benfika drejt Atletikos së Madridit verën e vitit 2019, për një shumë rekord prej 126 milion eurosh.

Kontrata e tij aktuale shtrihet deri në verën e vitit 2026 por në vitin e parë po ndiqet nga fati jo fort i mirë. Jo vetëm në performancë por dhe në përqasjen me dëmtimet. I fundit sot.

Atletiko Madrid njoftoi se lojtari Zhoao Feliks pësoi një lëndim të lehtë në ligamentin e brendshëm lateral të gjurit. Një dëmtim që mund të jetë edhe më serioz nëse ekzaminimet do flasin me gjuhën e tersit.

Lojtari pësoi një dëmtim, dhe u konfirmua përmes testeve që ai iu nënshtrua. Portugezi do të vazhdojë të presë përgjigjen dhe më pas do duhet ti nënshtrohet trajtimit specifik dhe në përputhje me rrethanat do të përcaktohen”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!