Lajm i beftë, La Liga në 8 qershor

Ishte menduar madje hedhur në tavolinë ideja për të startuar në 20 qershor për shkak të masave për mospërhapjen e koronavirusit por sot drejtuesit e shtetit iberik, i japin dritën jeshile futbollit në Spanjë.

Qeveria Spanjolle dhe Ministria e Shëndetësisë kanë dhënë miratimin e tyre që Lidhja Profesionale e Futbollit të rifillojë në 8 qershor”. Ky është lajmi i fundit që raportohet nga Spanja.

Presidenti i qeverisë spanjolle Pedro Sançez u shfaq në një konferencë për shtyp duke dhënë lajmin se kometicioni futbollistik i La Liga Santander, do mund të nisë që “në javën që fillon më 8 qershor”.

Qeveria Spanjolle dhe Ministria e Shëndetësisë kanë dhënë miratimin e tyre që Lidhja Profesionale e Futbollit të rifillojë nga 8 qershori”.

Kthimi i garave të mëdha sportive profesionale, në veçanti të Ligës së Futbollit Profesional, do të autorizohet që nga java që fillon më 8 qershor. Topi do të rrokulliset përsëri në kushte që garantojnë sigurinë optimale të të gjithë atyre që marrin pjesë në garat”.-tha Sançez

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!