Sihariq, testi i dytë i Eminit negativ…

Stresi dhe ankthi psikologjik i sulmuesit të Dritës, tetovarit Izair Emini, ka përfunduar. Po ashtu janë qetësuar edhe drejtuesit e skuadrës kosovare të Gjilanit.

Ka qenë vetë futbollisti 34-vjeçar i skuadrës kosovare, që ka dhënë lajmin e mirë nëpërmjet rrjeteve sociale. Ai ka njoftuar se ka dal negativ në testin e dytë për Covid-19.

Pas ditë më parë, sulmuesi i njohur Emini, i cili më herët ka luajtur me skuadrën e Kukësit, edhe pse nuk kishte asnjë shenjë, pas një analize befasisht ka rezultuar pozitiv, i infektuar nga koronavirusi.

“Përshëndetje për të gjithë juve shokëve të FB! Dua të ju falënderoj përzemërsisht që më keni dhënë mbështetje gjatë kësaj kohe dhe do t’ju jem mirënjohës gjithmonë! Para dy ditëve bëra testin e radhës dhe me doli negativ. Faleminderit të gjithëve! Zoti ju ruajt”, – ka shkruar Emini në rrjetet sociale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!