Gjilani i shëruar, gati starti përgatitor…

Gjilani i teknikut Gentian Mezani, është duke prodhuar lajm dendur këto ditë në Kosovë. Klubi, fillimisht raportoi dje, se kur u qas për teste para disa ditëve u detyrua të karantnohej ndërsa sot njofton se ka përfunduar me skukses testet për COVID-19.

“Erdhëm në qëndrën studentore, me idenë që do bënim vetëm regjistrimin dhe do vetë-izoloheshim, sepse dokumentacioni do vinte ditën tjetër.

Në momentin e regjistrimit, na thanë ju nuk do mund të dilni, pa kryer karantinën që do ishte 7 ditë”, – ka thënë ndër të tjera, dje Sebino Plaku.

Sot vjen komunikata e klubit teksa njofton se i gjithë kampi i Gjilanit, është negativ:

“KOMUNIKATË PËR SHTYP:

SC Gjilani njofton opinionin se ka përfunduar me suksese testet për ‘COVID-19’.

Futbollistët, stafi teknik dhe personeli i klubit janë nënshtruar testeve në mëngjesin e së premtës në Institutin e Shëndetit Publik në Gjilan, me ç’rast të gjithë kanë rezultuar negative.

Skuadra merr kështu konfirmimin për t’i vijuar seancat stërvitore në prag të rifillimit të edicionit 2019/20.

Gjithashtu, Sport Club “Gjilani” u bën thirrje që të tregoheni të kujdesshëm dhe të rrespektoni rregullat e vëna nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!