Prishtina e pastër, Dallku në dy fronte…

Të gjithë negativë në testin për COVID-19. Futbollistët e skuadrës së Prishtinës pasi kryen në Prishtinë testet paraprake, dolën pa probleme.

Ata do të vazhdojnë të qetë përgatitjet për ndeshjën e parë gjysmëfinale me Drenicën më 2 qershor në “Fadil Vokrri”. Skuadra e Dallkut, pritet të luftojë fort në të dy frontet.

Klubi njofton në zyrtare:

“FC Prishtina nuk ka të infektuar. Bardhekaltrit kryejnë me sukses testet për COVID-19. Prishtinë, 26 maj 2020 – Pas marrjes së mostrave nga IKSHPK, qendra në Prishtinë, prishtinasit kanë dal të gjithë negativ në testin për COVID-19. Futbollistët e skuadrës do të vazhdojnë të qetë përgatitjet për ndeshjen e parë gjysmëfinale me Drenicën më 2 qershor në “Fadil Vokrri” që do të fillon nga ora 18:00″, thuhet në njoftimin zyrtar të lëshuar nga skuadra prishtinase.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!