Strakosha: ‘Dëmtimi? Jam kthyer’

Personalisht kam një problem të vogël, por po kthehem.” Me këto fjalë Tomas Strakosha, portieri i Lacios, komenton lëndimin e tij. “Situata është përmirësuar në krahasim me 3 javë më parë, tani ne presim që të fillojmë përsëri kampionatin për të bërë atë që të gjithë na pelqen. Ne nuk jemi shkëputur mendërisht, dashuria jonë është futbolli. Nuk largohet nga koka, jetojmë me futbollin. “

Portieri i kombëtares kuqezi për radion zyrtare të klubit të thotë:

Midis Championsit dhe titullit…

Qëllimi ynë mbetet Liga e Kampionëve. Askush nuk priste që të mund të luftonim për titullin në fillim të vitit. Ne nuk menduam as vetë se mund të luftonim për vendin e parë. Patëm një rritje të rëndësishme gjatë sezonit. Tani jemi në vendin e dytë. Ndalesa e këtij viti nuk ka ndodhur kurrë, është një gjë e re.”

Ndeshjet?

Në sfidat e para do të duhet të rikthehemi në formë dhe të gjithë do të luftojmë. Problem do të jenë gjithashtu temperaturat e larta, duke luajtur në qershor dhe korrik. Shëndeti është i rëndësishëm për ne. Puna e stafit determinante për të menaxhuar skuadrën.

Do të jetë e rëndësishme pasi ne do të luajmë çdo 3 ditë”, – ndër të tjera Strakosha, i cili në fund mbyll me një mesazh: Falënderoj fansat për mbështetjen e tyre, shpresojmë të kthehemi së shpejti në jetën tonë normale”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!