Flamurtari propozon ndalesën: ‘Nuk jemi Gjermania’

Flamurtari i Prishtinës e vetmja skuadër në Ipko që nuk kaloi klasën me dokumentacionin europian drejt çertefikimit në UEFA, e sheh vetën të kërcënuar nga shanset se futbollistët e tij, mund të ndeshën me infeksion eventual.

Lajmi se futbollisti i Dritës, Izair Emini, ka rezultuar poztiv, i ka shtyrë prishtinasit kuqezi, të dalin në një deklaratë duke thënë se ata janë kundër vijimit të kampionatit kosovar.

Postimi:

Pas lajmit se një futbollist i Dritës rezulton pozitiv me covid 19, jemi të detyruar që opinionit futbollistik dhe institucioneve shtetërore, në veçanti të ju drejtohemi me kerkesen që të gjithë akteret në klube të futbollit të testohen pasi që është marrë vendimi që kampionati të vazhdojë.

Ata të cilët e kan marrë këtë vendim le të bëjnë edhe hapin tjetër, atë të testimit të futbollistëve dhe stafit të klubeve sepse rreziku permanent egziston.

Nëse vendim marrësit janë udhëhequr me faktin se futbolli ka vazhduar në Gjermani, le të na bëjnë të ndihemi Gjerman duke i bërë testimet anti covid 19.

Futbollistët nuk janë njerëz të rendit të dytë, e futbolli nuk është vetëm lojë si e konsoderoni ju por është punë e rëndë fizike dhe psiqike.

Kërkojmë që pa testime mos të fillojë vazhdimi i kampionatit sepse rreziku është permanent”, njoftoi Flamurtari I prishtinës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!