Bundesliga, homazh për viktimat e Covid-19

Liga Gjermane e Futbollit (DFL) ka vendosur, që para fillimit të ndeshjeve të planifikuara më 27 dhe 28 maj, skuadrat e Bundesligës së parë edhe asaj të dytë, do të mbajnë një minutë heshtje, në kujtim të viktimave të shkaktuara nga Covid-19, ndërkohë që futbollistët do të luajnë me nga një shirit të zi në krah.

“Përhapja e koronavirusit tashmë ka shkaktuar shumë viktima në të gjithë botën. Futbolli profesionist gjerman do të donte të shprehte ngushëllimet e tij në dy ditët e ardhshme të ndeshjeve,” – ka deklaruar Kristian Seifert, president i Ligës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!