Ish-milanisti Stam, trajneri i ri i Cincinatit…

Tani është zyrtare, holandezi Jaap Stam është trajneri i ri i skuadrës së futbollit të Cincinatit në SHBA. Lajmi është bërë i ditur, nëpërmjet një komunikate për shtyp, të shpërndarë në rrjetet sociale nga klubi në fjalë.

Ish-mbrojtësi i “djajve” kuqezinj, rikthehet në trajningun sportiv,  pas një aventure te Fejënordi pas largimit nga Milani. Holandezi ka firmosur një kontratë deri në fund 2021-it, me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!