Stop! Belgjika zyrtarizon qëndrimin…

Tashmë nuk ka më dyshime. Pas Holandës dhe Francës, edhe Belgjika zyrtarizoi përfundimisht qëndrimin e saj, duke i konsideruar të përfunduar kampionatet e futbollit për shkak të koronavirusit.

Kështu ka deklaruar para pak çastesh, presidenti i Ligës Profesioniste të këtij vendi flamand, Peter Krunen.

Kësisoj, pas 29 javësh të luajtura, skuadra e Bryzhit me 70 pikët e grumbulluara shpallet kampione e Belgjikës. Pas saj me 55 pike renditet Gent, e ndjekur nga Sharleroi me një pikë më pak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!