Topi nis të lëvizë, Europa po ‘zbret’ në fushë

Pas Bundesligës, Europa është në pritje të Premier League dhe Serie A, ndërkohë ndeshjet në Danimarkë, Serbi, Austri, Portugali, Slloveni, Kroaci dhe Turqi do të nisin në ditët e ardhshme

Një javë pas rifillimit të Bundesligës, panorama e kampionateve europiane të futbollit, e gatshme për të rifilluar sa vjen e zgjerohet. Pas Ishujve Faroe (dy javë më parë) dhe Estonia (3 javë të luajtura të martën), sot ka startuar kampionati edhe në Republikën Çeke. Ndërkohë që e vetmja, e cila nuk e ka mbyllur kurrë, ishte Bjellorusia.

Por “nxitimi” ndjehet në shumë vende të tjerë. Topi po fillon të rrotullohet. Më 8 qershor do të jetë radha e La Liga, e cila sot mori “bekimin” nga qeveria spanjolle. Do të jetë kampionati i dytë i madh që do të rindizet, në një vend si Spanja, e goditur rëndë nga pandemia (mbi 28 mijë viktima).

Në ditët në vijim, ndeshjet do të luhen gjithashtu në Danimarkë (duke filluar nga 28 maj), Serbi (30 maj), Austri (2 qershor), Portugali (4 qershor), Slloveni (5 qershor), Kroaci (6 qershor), Turqi (12 qershor), Norvegji (16 qershor), Rusi (21 qershor), Finlandë (1 korrik), pastaj Rumani (27 maj), Poloni (29 maj), Greqi (6 qershor), Zvicër (20 qershor).

Sakaq futbolli shqiptar, edhe pse FSHF-ja ka programuar 3 qeshorin si ditën për të rtistartuar Kampionati i 81-të Kombëtar të Superiores, ende është në pritje të “dritës jeshile” nga qeveria. Skuadrat kanë zbritur në fushë dhe stërviten…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!