Florentino Perez, surprizë në stervitje…


Presidenti i klubit të Ral Madrid, Florentino Perez, vizitoi ekipet e futbollit dhe basketbollit në ‘Real Madrid City’, ku ai përshëndeti dhe foli me trajnerët dhe lojtarët para seancave stërvitore të ekipeve në Valdebebas.

Pas ndryshimit të vendit për të zhvilluar ndeshjet e La Liga-s, nëse kampionati spanjoll do të rifillojë skuadra madrilene po përpiqet të ambientohet me kushtet e reja.

Për pjesën e mbetur të garës, ‘galaktikët’, ndërsa Reali lufton për titullin e 34, do të përdorin atë qëndrës stërvitore në Valdebebas.

Bëhet fjalë për fushën “Alfredo Di Stefano”, i cili në këtë moment përdoret nga skuadra e dytë. Sot i vizitoi presidenti Perez.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!