Mosha apo Covid-19? Aduriz jep lamtumirën

Në këtë kohë pandemie edhe kjo ndodhi. Nuk dihet nëse ishte mosha, apo koronavirusi arsyeja, që sulmuesi Aritz Aduriz t’i japë lamtumirën fushave të futbollit. Pas dy dekadash si profesionist, 39-vjeçari legjendar i Athletik Bilbaos, ka njoftuar largimin e tij nga futbolli i luajtur.

Ndërprerja e La Liga në Spanjë për shkak të pandemisë me Covid-19, më shumë se sa mosha, e kanë detyruar Aduriz të Bilbaos, që ka luajtur edhe për kombëtaren e Spanjës, të marrë vendim për t’u larguar nga futbolli në një mënyrë aspak të bukur dhe dinjitoze për karrierën e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!