Barcelona “siguron” portën, deri më 2025…

Portieri Mark-Andre ter Shtegen do të qëndrojë edhe për 5-vjeçar tjetër në radhët e klubit katalanas të Barcelonës.

Si kundër raporton gazeta “Sport”, negociatat e nisura kohë më parë për rinovimin e kontratës me gjermanin, sot janë zhbllokuar dhe me drejtuesit e klubit katalan është gjetur gjuha e dakortësisë.

Në ditët e ardhshme pritet të zyrtarizohet marrëveshja, ku “ishi i Gladbahut”, portieri Ter Shtegen, do të nënshkruajë për të qenë pjesë e skuadrës së Barcelonës, deri në vitin 2025.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!