Te Drita, Emini i infektuar…

Izair Emini është prekur nga virusi “COVID-19”. Trajneri Nuhiu e zbulon emrin e lojtarit në një prononcim për “Zëri.Info” duke hequr hijet e dyshimit për emra të tjerë në skuadër.

Trajneri i skuadrës kosovare, Ardian Nuhiu ka konfirmuar se bëhet fjalë për Eminin i cili në të shkuarën ka veshur me sukses edhe fanelën e Kukësit në Kategorinë Superiore.

Por pas interesit të mediave, vetë Emini ka pranuar se është me COVID-19.

Jam pozitiv dhe jam karantinuar për 14 ditë. Por jam shumë mirë, nuk e kuptoj si kam dalur pozitiv. Ndoshta mund të ketë ndonjë gabim në testim, prandaj do të testohem sërish nesër.

Analizat i kam bërë në Shkup tek spitali “Sistina”, ndërsa shumë shokë më kanë thënë që ky spital nuk është shumë i saktë”, -përfundoi Emini.

Ky është rasti i parë që një futbollist shqiptar preket nga infeksioni. Tashmë te Drita e Gjilanit, aty ku luan edhe Vucaj e të tjerë futbollistë që kanë garuar në Superiore, janë të detyruar të ndalen te kontrollet e imta mes analizave të specializuara.

Rasti mund të vendos në alarm FFK lidhur me vijimësinë e Ipko-s.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!