Drita e Gjilanit mirëpret rifillimin e Ipko-s

Pas lajmit të zëdhënësit të Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës Faik Hoti, se klubet e futbollit në Kosovë mund t’i zhvillojnë aktivitetet stërvitore nga 18 maj e deri më 1 qershor, ka nisur reagimi i klubëve të Ipkos.

Kështu sot Drita e Gjilanit mjaft e interesuar për garë, teksa pas 22 javëve gjendet një pikë larg kreut, ka shkruar sot në Facebook’:

Pas nje pritje te gjate dhe mes shume paqartesive me ne fund eshte vendosur qe ti rikthehemi futbollit, nje vendim i vonuar per shkak te kohes qe klubet do te kene ne dispozicion per tu pergaditur por i mireseardhur!

Mengjesin e se henes ne nje takim mes krereve te FFK-se dhe Ministrise se Shendetsise, eshte dakorduar qe te lejohet fillimi me stervitje kolektive, ne menyre qe te rifilloj kampionati nga muaji Qershor.

Gjithashtu gjate te njejtes dite edhe Komiteti Ekzekutiv i FFK-se ka vendosur datën e vazhdimit të kampionatit e cila do te jete 7 qershori dhe do të përfundojë ne fund te muajit korrik, por pa dhene me shume detaje.

Ndeshjet do të zhvillohen pa praninë e shikuesve dhe me protokolle te detajuara siq edhe eshte udhezuar nga FFK-ja dhe MSH.

Nga dita e sotme edhe klubi jone do te grumbullohet per here te pare pas me shume se dy muajsh, por jo i kompletuar. Nje pjese e lojtareve do te bashkangjiten ditet ne vijim.“- thotë postimi i skuadrës së Nuhiut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!