Lotito: ‘Fitoni titullin, ka paga të sigurta’

Lacio po shfaqet si një skuadër e madhe, ndërsa me Taren në rolin e drejtorit sportiv, po synon titullin kampion pas 20 viteve në Seria A.

Por jo gjithçka shkon qetë te klubi i Klaudio Lotitos. Lojtarët nuk e pëlqyen propozimin e presidentit Lotito për të paguar muajin prill në qershor, duke pritur nëse do ndalet apo jo futbolli. Siç raportohet nga “Corriere dello Sport”, pakënaqesia pas një takimi të fundit ka sjellë paqe në skuadër.

“Marrëdhënia midis Lotitos dhe ekipit duket se është përsëri e qëndrueshme. Të gjithë të bashkuar drejt qëllimit të vetëm, titull.

Klubi ka garantuar shlyerjen 100% të lojtarëve dhe një bonus ekstra, nëse fitohet titulli. Shifra nuk u shfaq, por ishte e mjaftueshme për të ribashkuar grupin,’-thonë mediat matanë detit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!